Sot, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF), u zhvillua trajnimi me temë “Fuqizimi Emocional dhe Zhvillimi Personal”, i cili kishte në fokus rritjen e vetëdijes emocionale dhe zhvillimin personal e profesional të pjesëmarrësve.
Trajnimi u drejtua nga z. Abdullah Veliu, trajner i certifikuar për Inteligjencën Emocionale, i cili prezantoi koncepte dhe teknika praktike mbi njohjen e vetvetes, menaxhimin e emocioneve dhe përmirësimin e aftësive ndërpersonale. Përmes një qasjeje interaktive dhe reflektuese, ky aktivitet krijoi një hapësirë të përshtatshme për diskutim, motivim dhe shkëmbim përvojash, duke kontribuar në fuqizimin e kapaciteteve individuale dhe në nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm personal.
FIMIF mbetet i angazhuar në organizimin e aktiviteteve që mbështesin formimin gjithëpërfshirës të studentëve dhe stafit akademik, duke integruar zhvillimin profesional me atë personal.



