Njoftim: Hapen aplikimet për internship në Programin Pan-European Seal 2025/2026

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me EPO (European Patent Office) informojmë të gjithë studentët e interesuar për një mundësi të shkëlqyer për internship në Programin Pan-European Seal 2025/2026.

Programi ofron një mundësi unike për të fituar përvojë praktike 1-vjeçare në fusha si pronësia intelektuale dhe inovacioni.

  • Trajnim i personalizuar dhe mbështetje nga ekspertët më të mirë të fushës.
  • Zhvillimi i aftësive profesionale dhe ndërkombëtare në një mjedis pune modern dhe dinamik.

Për detaje kliko këtu:

Vini re!!!

Ju nuk mund të aplikoni individualisht. Shortlista e aplikantëve do të dërgohet nga Universiteti Politeknik i Tiranës.

Gjithashtu, ju inkurajojmë të shfrytëzoni materialin informativ të bashkëngjitur dhe ta ndani atë me kolegët tuaj. Ai përmban të gjitha informacionet e rëndësishme mbi këtë mundësi.

Për çdo pyetje ju lutem shkruani në [email protected];

Njoftohen studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës se, në vijim të Thirrjes së Tretë për krijimin

Universiteti Politeknik i Tiranës ju fton të merrni pjesë në Pyetësorin Studentor për cilësinë e mësimdhënies.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 29 Dhjetor 2025, në