Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Deloitte Albania, hapet thirrja për të gjithë studentët dhe të diplomuarit për mundësi të reja të punësimit dhe internshipit në Deloitte Albania. Kompania është në kërkim të punonjësve të rinj në fushat e Teknologjisë dhe Ekonomisë për pozicionet e mëposhtme:
Marketing Technical Lab është internship i paguar që zhvillohet full time & remote, i cili fillon me datë 3 Mars. Me ndihmën e ekspertëve të Deloitte, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë me Salesforce Marketing Cloud, si Zhvillues ose si Konsulentë të platformës. Rrugëtimi i zhvilluesve zgjat 4 javë, ndërsa rrugëtimi i Konsulentëve zgjat 2 javë. Në përfundim të trajnimit, dorëzohet një certifikatë pjesëmarrjeje.
Për kandidatët që përformojnë më mirë, mund të ofrohet mundësi punësimi në ekipin e Martech, ose të konsiderohen për mundësi të tjera në Deloitte.
Pozicione të tjera në fushën e Teknologjisë do ti gjeni në:
- Technical Analyst | Extended Enterprise – – 16012
- Functional Analyst | Extended Enterprise – – 16014
Mundësitë e punësimit në fushën e Ekonomisë do ti gjeni në:
- Audit Analyst – – 15859
- Audit Junior Support (Italian Speaker) – – 15612
- Financial Advisory Analyst – Data Driven Solutions – – 16023
Gjithashtu të gjitha mundësitë për rrjetin ALUMNI i gjeni të publikuara në:
Deloitte Albania – Mundesi Punesimi