Njoftim: Konferenca Ndërkombëtare ELTA Albania 2024: “Moving Forward: A New Education Landscape”

Më datat 30-31 maj 2024, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, salla “Aula Magna”, u zhvillua me sukses Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga ELTA Albania me temë: “Moving Forward: A New Education Landscape”.

Ky aktivitet i rëndësishëm akademik mblodhi së bashku ekspertë dhe trajnerë të gjuhës angleze nga vende të ndryshme si Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria, Greqia, Izraeli, Mali i Zi, Polonia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, si dhe përfaqësues nga British Council. Konferenca u organizua në bashkëpunim me Qendrën e Gjuhëve të Huaja (QGJH) në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë së Fizikës (FIMIF), dhe u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Zv. Dekanes së FIMIF, Prof. Teuta Myftiu, dhe Prof. Asoc. Anjeza Brahja, pedagoge e gjuhës angleze. Në fjalën përshëndetëse, Dekania e FIMIF, Prof. Dhurata Kuqi, theksoi rëndësinë e këtij eventi për zhvillimin profesional të mësuesve dhe pedagogëve të gjuhës angleze, si dhe për nxitjen e bashkëpunimeve të reja në fushën akademike dhe kërkimore.

Në kuadër të Projektit Erasmus+, Universiteti Politeknik i Tiranës mirëpriti një delegacion prej pesë pedagogësh nga

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Kostaq Hilës Sot humbi një

Sot, më 20 maj 2025, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Matematikë dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF),