Njoftim: Kurse të Gjuhës Frënge nga Qendra e Punësimit Frankofon në Tiranë.

Në kuadër të misionit të saj për promovimin e punësimit dhe sipërmarrjes tek të rinjtë, Qendra e Punësimit Frankofon (QPF) e Tiranës në bashkëpunim me Agjensinë Universitare të Frankofonisë (AUF), ofron mundësi për të zhvilluar aftësi të avancuara në gjuhën frënge.

Kurset e gjuhës frënge janë të dizajnuara për studentët dhe profesionistët e rinj, me qëllim që ata të përforcojnë njohuritë e tyre në këtë gjuhë dhe të përgatiten për provimin e nivelit B2. Ky nivel është një kërkesë thelbësore për ata që duan të rrisin mundësitë e karrierës në një mjedis ndërkombëtar dhe frankofon.Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e komunikimit, të kuptuarit dhe shkrimit në frëngjisht, duke përgatitur gjithashtu për sfidat e provimit B2.

Pse të regjistroheni?

  • Rritni mundësitë e punësimit në tregun ndërkombëtar.
  • Përforconi njohuritë tuaja në një gjuhë të huaj.
  • Përgatituni për provimin B2 dhe merrni certifikatën që vlerësohet ndërkombëtarisht.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre dhe të bëhen pjesë e komunitetit frankofon global.

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Kostaq Hilës Sot humbi një

Sot, më 20 maj 2025, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Matematikë dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF),

Në kuadër të projektit europian Compact Muon Solenoid (CMS) në European Organization for Nuclear Research (CERN)”,