Njoftim mbi Referimin Akademik të Kryer për Promovimin e Titullit Akademik Profesor i Asociuar

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 15 Prill 2025, në ambientet e Bibliotekes se FIMIF, u zhvillua me sukses referimi akademik në kuadër të promovimit të titullit akademik Profesor i Asociuar të Dr. Denisa Salillari, personel akademik në Departamentin e Inxhinierisë Matematike.

Gjatë këtij referimi, Dr. Denisa Salillari paraqiti kontributin e saj në fushën akademike dhe shkencore përkatëse. Aktiviteti u ndoq nga Juria e Vlerësimit, anëtarë të personelit akademik, dhe u karakterizua nga një diskutim konstruktiv dhe i frytshëm i tyre mbi prezantimin.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike uron dhe përgëzon Dr. Denisa Salillari për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën akademike dhe kërkimore, që njëkohësisht përbën dhe arritje për FIMIF.

Sot, fakulteti ynë pati kënaqësinë të mirëpriste nxënësit e klasës së 11-të nga Shkolla TES-Tomorrow’s Education

Zhvillohet pyetësor kombëtar që po realizohet në kuadër të projektit kërkimor: “Integrimi i aplikimeve të Inteligjencës

Njoftohen studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës se, në vijim të Thirrjes së Tretë për krijimin