Announcement: Professors from the Polytechnic University of Tirana conduct the first training at the European Organization for Nuclear Research (CERN) in Geneva.

Në kuadër të bashkëpunimit të UPT dhe UT me Eksperimentin CMS (Compact Muon Solenoid) të CERN-it (Këshilli Europian i Kërkimeve Bërthamore) në Gjenevë (Zvicër), anëtarët e UPT/CMS-Albania si pjesë akademike, përfaqësues të Universitetit Politeknik të Tiranës në këtë bashkëpunim, realizuan trajnimin e parë zyrtar në Këshillin Evropian të Kërkimit Bërthamor (CERN) në Gjenevë të Zvicrës, në periudhën 01-07 Dhjetor 2024. Ekipi punoi në grupin e Resistive Plate Chambers (RPC), si pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar të Compact Muon Solenoid (CMS) në laboratorin 904, në Prévessin.

Universiteti Politeknik i Tiranës në këtë trajnim u përfaqësua nga:

  1. Prof. Asoc. Dr. Altin Gjevori,
  2. Prof. Asoc. Dr. Dafina Xhako,
  3. Prof. Asoc. Dr. Driada Mitrushi,
  4. Enkelejd Çaça.

Grupi shqiptar u përfshi në aktivitetet e grupit të punës së iRPC, dhe u trajnua në asemblimin e detektorëve iRPC, asemblimin e sistemeve elektronike të leximit të sinjalit FEB (FrontEnd-Board). Gjithashtu u krye testimi i Shintilatorëve dhe Fotoshumëzuesve në Stacionin Kozmik dhe u bënë gati për tu dërguar në Shqipëri, si pjesë e ndihmës për ngritjen e një laboratori RPC në UPT, Shqipëri. Një pikë tjetër e rëndësishme përveç trajnimit të anëtarëve, ishte informimi i bashkëpunëtorëve tanë në këtë eksperiment në CERN mbi pritjen dhe parapërgatitjen të fazës së parë të trajnimit të dy studentëve doktorantë të UPT.

Gjithashtu grupi i punës zhvilloi takime me përfaqësuesit shkencorë të projektit dhe të CERN, nga të cilët u sigurua mbështetja për ngritjen e infrastrukturës laboratorike në ambientet e UPT, Shqipëri.

Projekti: “Fuqizimi i infrastrukturës së kërkimit shkencor në Departamentin e Kimisë, (sot Departamenti i Inxhinierisë Kimike)FIMIF-UPT,

Projekti “Një studim përqasës i sistemit të monitorimit të ujrave në Shqipëri. Vlerësimi i gjendjes dhe

Projekti: “Vlerësimi i impaktit të veprimtarive ekonomike në cilësinë e ujrave të lumit Erzen” (Shtator 2013-Maj