Më datë 29 tetor 2025, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Informatikës Fizike (FIMIF) u zhvillua një takim informues me përfaqësues nga IMT Mines Alès, Francë.
Gjatë këtij aktiviteti, Prof. Stefan Janaqi prezantoi para studentëve të Departamentit të Inxhinierisë Matematike, Inxhinierisë Fizike dhe Inxhinierisë Kimike mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve akademike në kuadër të programit Erasmus+.
Studentët u njohën me:
- mundësi studimi në një nga institucionet teknike më me reputacion në Francë,
- programe kërkimi shkencor,
- mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime akademike ndërkombëtare.
Ky aktivitet përforcon angazhimin e FIMIF për zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik, në funksion të rritjes së cilësisë akademike dhe integrimit në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.


