Njoftim: Takim mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Keio nga Japonia

Më 29 Tetor 2024, në Laboratorin e Gjuhës Japoneze në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT), u zhvillua një takim i rëndësishëm mes një grupi pedagogësh dhe studentësh nga Japonia, të specializuar në fushën e elektrokimisë, dhe kolegëve tanë nga Departamenti i Inxhinierisë Kimike.

Ky aktivitet ishte pjesë e vazhdimësisë së lidhjeve dhe shkëmbimeve që UPT po zhvillon me universitete të ndryshme japoneze. Grupi nga Japonia përfshinte emra të njohur si:

  • Prof. Yasuaki Einaga – Universiteti i Keio
  • Prof. Gjergj Dodbiba – Universiteti i Tokios
  • Prof. Takashi Uemura – Universiteti i Tokios
  • Prof. Takeshi Kondo – Universiteti i Shkencave Tokio
  • Prof. Asist. Mai Tomisaki – Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Energjinë së Përfituar nga Emetimet e Karbonit

Gjatë takimit, tre studentë që kryejnë studimet e masterit dhe doktoratës pranë Universitetit të Keio prezantuan punën e tyre kërkimore. Prezantimet u zhvilluan në gjuhën angleze, duke inkurajuar një diskutim aktiv dhe ndarjen e ideve mes studentëve nga të dy vendet.

Pas përfundimit të prezantimeve dhe sesionit të pyetje-përgjigjeve, studentët patën mundësinë të diskutojnë rreth fushave të studimeve dhe mundësive për bashkëpunim në kërkimin shkencor.

Rektori i UPT, Prof. Akli Fundo, përshëndeti këtë iniciativë dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimeve dhe aktiviteteve të ngjashme për zhvillimin e marrëdhënieve akademike ndërkombëtare.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes universiteteve dhe promovimin e shkencës dhe inxhinierisë në nivel global.

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës janë të ftuar të marrin pjesë në sesionin informues online,

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe profesionale të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF),

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 4 Dhjetor 2025, në