Njoftim: Vizita e Profesorëve nga Universiteti i Poitiers në FIMIF

Sot, më 20 maj 2025, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Matematikë dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF), patëm kënaqësinë të mirëpresim një ekip profesorësh nga Universiteti i Poitiers, në kuadër të projektit Erasmus+.

Gjatë takimit, profesorët e ftuar prezantuan programet e tyre të studimit në nivel Bachelor, duke ndarë përvoja dhe praktika të vlefshme akademike. Diskutuam së bashku mbi sfidat dhe mundësitë në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, duke thelluar dialogun mbi përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Përgjegjësit e departamenteve dhe drejtuesit e grupeve mësimore-shkencore patën mundësinë të bashkëbisedojnë nga afër me kolegët e huaj, duke shkëmbyer ide dhe vizione për bashkëpunime të mëtejshme. Në vijim, i ftuam të vizitonin ambientet tona mësimore, si dhe laboratorët e informatikës, fizikës dhe kimisë, të cilët përbëjnë një komponent të rëndësishëm të formimit teorik dhe praktik të studentëve tanë.

Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndëruniversitare dhe ndërtimit të urave të reja bashkëpunimi akademik.

Më datat 30-31 maj 2024, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, salla “Aula Magna”, u

Në kuadër të Projektit Erasmus+, Universiteti Politeknik i Tiranës mirëpriti një delegacion prej pesë pedagogësh nga

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Kostaq Hilës Sot humbi një