Njoftim: Vizitë akademike në FIMIF: Dr. Sandra Koch prezanton mundësitë e studimit dhe bashkëpunimit në Inxhinierinë Fizike me Hochschule Emden·Leer

Fakulteti i Inxhinierisë Matemarike dhe Inxhinierisë Fizike pati kënaqësinë të mirëpriste sot 25/02/2026 në mjediset e tij Dr. Sandra Koch, Koordinatore e programit të Inxhinierisë Fizike në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Hochschule Emden·Leer” në Gjermani. Dr. Koch prezantoi me hollësi programin e studimit të Inxhinierisë Fizike, me fokus të veçantë në punën kërkimore që realizohet pranë Institutit për Lazera dhe Optikë (ILO) dhe Fakultetit të Teknologjisë. Prezantimi i saj u përqendrua në rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në avantazhet që studentët tanë mund të përfitojnë përmes shkëmbimeve akademike dhe kërkimore në Gjermani.​Ky takim informues ishte një mundësi për të diskutuar mbi praktikat më të mira të inxhinierisë moderne dhe për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi që synojnë rritjen profesionale të studentëve tanë.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 22 Maj 2026, në

Forcohet lidhja mes formimit akademik dhe praktikës profesionale në industrinë ushqimore. Departamenti i Inxhinierisë Kimike, pranë

Në këtë kompani u njohëm me procesin e teknologjisë së injektimit të plastikës, i cili nis