Nga 2 deri më 5 shtator 2025, Bojana Olgić Draženović, Ph.D., Shefe e Departamentit të Financës në Fakultetin e Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i Rijekës (Kroaci), mori pjesë në një vizitë mobiliteti akademik në Universitetin Politeknik të Tiranës, Shqipëri.
E pritur nga Zëvendës Dekania Prof. Dhurata Kuqi e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, vizita ofroi mundësi të vlefshme për rritje profesionale. Mobiliteti synonte forcimin e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar, të nxiste kreativitetin dhe të ofronte njohuri mbi metodologjitë e ndryshme të mësimdhënies dhe të nxënit. Keto takime gjithashtu kontribuojne në përmirësimin e kompetencave në zhvillimin dhe koordinimin e projekteve të BE-së, duke fituar njohuri rreth mbështetjes institucionale për financimin e kërkimit shkencor si dhe duke rritur aftësitë e komunikimit ndërkulturor.
Një rezultat i rëndësishëm i kësaj vizite është themeli për bashkëpunim afatgjatë midis institucioneve, me qëllimin e përbashkët të zhvillimit të propozimeve të përbashkëta për programe konkurruese ndërkombëtare të kërkimit dhe arsimit në botën akademike.


