Prof.Dr. Fatmir Vrapi është pedagog i gjuhës Angleze pranë Qendrës së Gjuhëve të Huaja, në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe të Inxhinierisë Fizike (FIMIF), në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe prej 1995 është përgjegjës i kësaj qendre.
Fatmir Vrapi ka fituar titullin Akademik “Profesor” në datë 16.05.2022. Në 18.02.1999 ka fituar titullin Akademik “Profesor i asociuar” dhe më datë 22.05.1997 ka fituar gradën shkencore “Doktor” me temën: “Vështrim metodiko shkencor I Gjuhës Angleze, Anglishtja për qëllime specifike” Z.Vrapi është diplomuar në Gjuhë Angleze në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës, 1977-1981.
Nga viti 1980 ka punuar si mësues i Gjuhës Angleze në Shkollën e Mesme “Shtiqen”, Kukës, deri në 198. Nga viti 1985 deri në 1992 ka punuar si asistent e Pedagog, në Katedrën e Gjuhës Angleze, Fakulteti Histori – Filologji, pranë Universitetit të Tiranës. Në 1992 punësohet si lektor në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Në 1995 e në vazhdim është Përgjegjës i Departamentit të Gjuhëve të Huaja pranë FIMIF në UPT-2008 e në vazhdim.
Në veprimtarinë e tij botuese përfshihet botimi i tre librave në fushat ku ajo e ushtron veprimtarinë e saj mësimdhënëse e kërkimore. Ai është redaktor dhe reçensent i mjaft botimeve në fushën e gjuhës në përgjithësi dhe të asaj terminologjike në veçanti. Ai ka marrë pjesë në disa projekte të mbështetura nga BE
Në veprimtarinë e tij kërkimore numërohen më shumë se 15 artikuj dhe 17 konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Fushat aktuale të kërkimit janë: “Anglishte për qëllime specifike”, “Shkrimet profesionale dhe përkthime” si dhe “Teminologjia e përdorur gjatë përkthimeve të teksteve të inxhinierisë nga gjuha nagleze në gjuhën shqipe dhe anasjelltas”. Fushat e tij janë Gjuhësi, Përkthim, Leksikologji, Letërsi, Gramatikë Angleze, Histori e Anglisë etj.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL