Është diplomuar në Matematikë e Aplikuar në Universitetin e Tiranës (UT) gjatë periudhës 1974-1980. Iu bashkua stafit akademik të UT në vitin 1982 si Asistent pranë Departamentit të Matematikës së Përgjithshme në FSHN. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 1985 në UT dhe ka fituar gradën shkencore “Doktor” në vitin 1989 pranë UT me studimin “Metoda Numerike në Ekuacionet Diferenciale te Zakonshme me dy aplikime në Mekanikë dhe Hidroteknikë”.
Iu bashkua stafit akademik të UPT në vitin 1991 si Lektor pranë Departamentit të Matematikës. Në vitin 1999 ka fituar titullin shkencor Profesor i Asociuar. Në vitin 2004 ka fituar titullin shkencor Profesor në Analizë Numerike dhe Kompjuterike. Gjatë periudhës 2003÷2010 ka qenë Drejtor i Shkollës Pasuniversitare “Matematika e Zbatuar”. Në vitet 2016-2019 ka qënë Koordinator i Shkolles se Doktoratures “Doktorate ne Inxhinieri Matematike”. 2016-2021 ka qënë Përgjegjësi i Grupit Kerkimor në Analizë Numerike (GKAN). Aktualisht është Koordinator i Programit te studimit Master Shkencor në Inxhinieri Matematike, Fakultetit i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike. Ka më shumë se 42 botime shkencore, si artikuj dhe prezantime në konferenca shkencore, në fushën e Matematikës së Zbatuar dhe Analizës Numerike Kompjuterike. Ka qenë koordinator i Përgjithshëm për Projektin Europian Tempus “Edukimi Matematik në Inxhinieri”, 2002 – 2003 – 2004. Pjesëmarje dhe bashkëautor në 10 Projekte Kombetare. Së fundi koordinator i Projektit për aktivizimin e doktoratës në Inxhinieri Matematike.
Është titullar dhe lektor në lëndët: “Analiza Numerike” dhe “Analiza Numerike në Ekuacionet me Derivate të Pjesëshme” që zhvillohen në programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Matematike; “Modelime Inxhinierike në Ekuacionet Diferenciale” që zhvillohen në programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Matematike; “Metoda Matematike në Inxhinieri”, që zhvillohet në programet e studimit Mater Shkencor në FIM; “Metoda Numerike”, që zhvillohet në programet e studimit Mater Shkencor në FGJM; Lektor me kohë të pjesshme në disa Universitete të Tiranës.
Ka kryer kërkime dhe trajnime në universitete të ndryshme si: University of west London – UK, Essen University-Germany, University of Trieste – Italy, National Technical University of Athens – Greece, University of Pittsburgh – USA.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL