Mars 2019 – në vijim – Lektore me kohë të plotë e gjuhës Japoneze, Qendra e Gjuhëve te Huaja, FIMIF, UPT
Tetor 2016 – Mars 2019 – Lektore e jashtme e gjuhës Japoneze, Qendra e Gjuhëve te Huaja, FIMIF, UPT
Prill 2000 – Korrik 2009 – Koordinatore e JICA, Japan International Cooperation Agency,
Tiranë
6/2017 – 8/2017 – Trajnim me certifikim për metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës japoneze, Japan Foundation, Tokio, Japoni
2010 – 2014 – Çertifikim për gjuhën japoneze për nivelin e mesëm dhe të lartë të përdorimit zyrtar të gjuhës Japoneze, Japan Return Program, Ministria e Punëve te Jashtme, Tokio, Japoni
12/2010 – Çertifikatë N1 e gjuhës Japoneze, Japan Foundation, Tokio, Japoni
2009 – Çertifikate e gjuhës Angleze, Niveli C1, Universiteti i Tiranës
1992 – “MSc.”, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Tiranës
1984 – 1990 – Diploma bachelor në Mësues i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Tiranës.
Veprimtaria shkencore është përqendruar kryesisht në fushën e gjuhës dhe letërsisë: gjuhë dhe letërsi shqipe dhe gjuhë dhe komunikim në gjuhën japoneze. Punime krahasuese në gjuhën japoneze janë publikuar dhe prezantuar në aktivitete ndërkombëtare në Japoni, si edhe në Konferencat Kombëtare të zhvilluara në Shqipëri, ne kuadër të punimeve të paraqitura në Qendrën e Gjuhëve te Huaja.
Kontributi akademik është shprehur në autorësinë e disa botimeve si Fjalori Japonisht Shqip (2012); teksteve për kurrikulën universitare si shpjegimi gramatikor i Minna no Nihongo I, (Japonishtja për te gjithë I), (2014); dhe Shpjegimi gramatikor i Minna no Nihongo II (Japonishtja për te gjithë II), (2016); përkthyer, përshtatur dhe botuar Kana Nyumon Shqip (2017). Te gjitha botimet dhe tekstet janë realizuar dhe çertifikuar me mbështetjen e Japan Foundation dhe Universitetit Politeknik të Tiranës
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL