Njoftim mbi Referimin Akademik të Kryer për Promovimin e Titullit Akademik Profesor i Asociuar

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 5 Shkurt 2025, në ambientet e Bibliotekes se FIMIF, u zhvillua me sukses referimi akademik në kuadër të promovimit të titullit akademik Profesor i Asociuar të Dr. Raimonda Dervishi, personel akademik në Departamentin e Inxhinierisë Matematike.

Gjatë këtij referimi, Dr. Raimonda Dervishi paraqiti kontributin e saj akademik dhe shkencor në fushën përkatëse. Aktiviteti u ndoq nga Juria e Vlerësimit, anëtarë të personelit akademik akademik, të cilët patën mundësinë të angazhohen në një diskutim të frytshëm mbi prezantimin.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike përgëzon Dr. Raimonda Dervishi për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën akademike, që njëkohësisht përbën dhe vlerë për FIMIF.

Në kuadër të projektit europian Compact Muon Solenoid (CMS) në European Organization for Nuclear Research (CERN)”,

Datat e festave te Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit kane ndryshuar sipas kalendarit henor, si me

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 15 Prill 2025, në