Prof. Asoc. Dr. Artion Kashuri është pedagog dhe studiues pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, me veprimtari shkencore në fushën e analizës matematike, analizës numerike dhe teorisë së mosbarazimeve integrale.
Kërkimet e tij përqendrohen në mosbarazimet integrale të tipit Hermite-Hadamard, Simpson, Ostrovski, Milne dhe Minkovski, funksionet konveks, si dhe operatorët e analizës thyesore dhe kuantike, veçanërisht integralet thyesore të Riman-Liuvilit. Kontributet e tij synojnë përgjithësimin dhe përmirësimin e rezultateve klasike, duke zhvilluar metoda dhe vlerësime të reja me rëndësi teorike dhe aplikative.
Veprimtaria e tij shkencore është vlerësuar edhe në renditje ndërkombëtare. Sipas Scholarly Index – Top1000 Scholar 2026, ai renditet i 8 (i teti) në botë në kategorinë Mathematical Inequalities and Applications dhe i pari në Shqipëri brenda kësaj liste. Gjithashtu, sipas çertifikatës së SciRank Global 2025, ai përfshihet në grupin e 5% të shkencëtarëve të renditur nga ky indeks.
Veprimtaria akademike e Prof. Asoc. Dr. Artion Kashurit kontribuon në zhvillimin e kërkimit matematikor, zgjerimin e rezultateve teorike dhe forcimin e lidhjes ndërmjet analizës matematike dhe zbatimeve të saj.

