Njoftim mbi Referimin Akademik të Kryer për Promovimin e Titullit Akademik Profesor i Asociuar.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 06 Mars 2026, u zhvillua me sukses referimi akademik në kuadër të promovimit të titullit akademik Profesor i Asociuar të Dr. Vanina Kanini.

Gjatë këtij referimi, Dr. Vanina Kanini paraqiti kontributin e saj në fushën akademike dhe shkencore përkatëse. Aktiviteti u ndoq nga Juria e Vlerësimit, anëtarë të personelit akademik, dhe u karakterizua nga një diskutim konstruktiv dhe i frytshëm i tyre mbi prezantimin.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike uron dhe përgëzon Dr. Vanina Kanini për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën akademike dhe kërkimore, që njëkohësisht përbën dhe arritje për FIMIF.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike shpreh urimet më të përzemërta për Prof.Asoc. Artion Kashuri

Në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) u zhvillua një leksion i

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) përfaqësohet me dinjitet në veprimtari kombëtare që promovojnë