Riciklimi i aluminit “Zodiac” Durrës, 17 prill

Gjatë praktikës mësimore në kompaninë metalurgjike “Zodiac sh.p.k”, studentët u njohën me procesin teknologjik të riciklimit të aluminit dhe fazat kryesore të përpunimit industrial. U vëzhgua ndarja dhe seleksionimi i materialit përmes magneteve, rrezeve X dhe teknologjisë Vortex, si dhe trajtimi termik i aluminit në temperatura të larta.

Gjithashtu, u analizuan proceset e degazimit, filtrimit dhe formimit të produktit final në lingota, pllaka dhe shufra alumini. Vëmendje e veçantë iu kushtua sistemeve të trajtimit dhe pastrimit të shkarkimeve në ajër, të cilat sigurojnë respektimin e standardeve mjedisore dhe minimizimin e ndotjes gjatë procesit të riciklimit. Kjo praktikë ndihmoi studentët të lidhin njohuritë teorike të lëndës së riciklimit të materialeve me zbatimin praktik në industri.

Inxhinieri Matematike Inxhinieri Matematike dhe DataScience Inxhinieri Fizike Inxhinieri Kimike