Fakulteti ynë ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional përmes bashkëpunimit me kompani lider në industri. Studentët patën mundësinë të zhvillojnë një praktikë profesionale pranë Atlas Mills Sh.p.k, në fushën e teknologjisë së produkteve me origjinë bimore.Në këtë praktike ata u njohën nga afër me funksionimin real të një fabrike moderne për përpunimin e grurit dhe prodhimin e miellit. Në ambientet industriale dhe laboratorin e analizave studiuan diagramat teknologjike dhe pajisjet duke ndjekur nga afër proceset e kondicionimit dhe bluarjes, pasi gruri i është nënshtruar analizave të kontrollit të cilësisë dhe analizave fiziko –kimike në laborator. Nga drejtuesi i prodhimit u vu në dukje roli thelbësor i enzimave dhe aditivëve në përcaktimin dhe përmirësimin e parametrave cilësorë të produktit përfundimtar.




