Njoftim: U zhvillua panairi “Panairi i Energjisë,Ndërtimit dhe Ekonomisë së gjelbër”

Universiteti Politeknik, mori pjesë në Panairin e Energjisë, Ndërtimit & Ekonomisë së Gjelbër në datat, 11-12 Nentor 2022. Universiteti u përfaqësua nga Qendra e Karrierës dhe studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.

Ky panair i dha mundësinë pjesëmarrësve, kryesisht studentë, që të njihen me inciativat dhe projektet që universiteti zhvillon në kuadër të promovimit dhe nxitjesë së ekonomisë së gjelbër, një nga çështjet kyçe për ekonominë vendase dhe atë globale.Studentët morën pjesë në panelet e organizuara gjatë ditëve të panairit, duke njohur nga afër edhe bizneset potencialë për punësimin apo ofrimin e praktikave në fushat e ndryshme të industrisë.

Fakulteti ynë ka formalizuar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë ATLAS, e cila synon zhvillimin e praktikave

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike shpreh urimet më të përzemërta për Prof.Asoc. Artion Kashuri

Në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) u zhvillua një leksion i