Zyra Kombëtare Erasmus+, ditën e mërkurë, datë 21 dhjetor 2022, nga ora 09.30 – 15.00, organizon takimin online, “Dita Kombëtare Informuese Erasmus+”.
Gjatë këtij aktiviteti audienca do të ketë mundësinë të informohet për mundësitë që programi Erasmus+ ofron për IAL-të dhe studentët tanë, si dhe të njihet më konkretisht me aplikimet e thirrjes së re.
Dita informuese do të ndahet në dy pjesë: paraditja do t’i dedikohet IAL-ve dhe stafeve të tyre lidhur me ‘Thirrjen për aplikime 2023’, ndërsa pasditja do t’i dedikohet studentëve dhe mundësive që ofron programi Erasmus+ për ta.
Studentët dhe stafi i Universitetit Politeknik të Tiranës janë të lutur për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti.
Më poshtë keni link-un e platformës Teams: