CV Artion KASHURI

Edukimi

Artion KASHURI lindur në Vlorë 1986, është diplomuar në korrik 2009 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës, Diploma: “DIND në Matematikë”, titulli “Matematikan”.

Në vitet 2011-2016 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore, Departamenti i Matematikës dhe kryen mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor” në 22.09.2016.

Nga data 07.10.2022 mban titullin akademik “Profesor i Asociuar” të mbrojtur në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike.

Punësimi dhe funksione akademike

Në vitet 2009-2023 emërohet Asistent-lektor dhe më vonë Lektor në Departamentin e Matematikës pranë Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës. Ka qenë titullar i lëndëve të ndryshme si: “Kalkulus I”, “Kalkulus II”, “Kalkulus III”, “Ekuacione Diferenciale I”, “Ekuacione Diferenciale II”, “Analizë Reale I”, “Analizë Reale II”, “Analizë Matematike I”, “Analizë Matematike II”, “Analizë Matematike III”, “Analizë e Lartë II”, “Analizë Komplekse”, “Analizë Reale dhe Komplekse I”, “Algjebër Lineare”, “Algjebër dhe Gjeometri”, “Analizë Numerike”, “Metoda Numerike” dhe “Topologji”.

Në tetor 2023 emërohet Lektor në Departamentin e Inxhinierisë Matematike pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Prej asaj periudhe është titullar i lëndëve të ndryshme si: “Analizë Matematike I”, “Analizë Matematike II” dhe “Analizë Numerike në Ekuacione Diferenciale të Pjesshme”.

Aktiviteti shkencorë

Ka një pjesëmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në rreth 32 konferenca shkencore ndërkombëtare dhe rreth 248 botime si autor i parë dhe bashkëautor në revista shkencore ndërkombëtare. Ka qenë editor i ftuar për disa revista shkencore ndërkombëtare. Ka qenë pjesëmarrës në disa projekte.

Fushat e kërkimit: Analizё Matematike, Ekuacione Diferenciale, Mosbarazime Integrale,
Kalkulusi Thyesor, Kalkulusi Kuantik dhe Kalkulusi Diskret Thyesor.