CV Denisa Salillari

Edukimi

Lindur në Berat, ka ndjekur studimet universitare në vitet 2000-2005 dhe është diplomuar me titullin Matematikan në Matematikë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës,

Gjatë viteve 2005-2008 ndjek studimet pasuniversitare dhe diplomohet Master Shkencor në Probabilitet dhe Statistikë dhe Zbatime në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës.

Gjatë viteve 2011-2016 ndjek studimet e doktoratës në Kërkime Operacionale dhe Statistikë dhe më 06.12.2016 merr gradën shkencore ”DOKTOR” në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike.

Punësimi dhe funksione akademike

Gjatë periudhës 16.11.2005-15.02.2009 ka punuar si asistente pedagoge me kohe të plotë në Universitetin Ushtarak “ Skënderbej ”, Fakulteti Teknik.

Që prej datës 16. 02. 2009 punon si lektore në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike. Është anëtare në Grupin mësimor kërkimor të Statistikës si lektore dhe titullare kryesisht në lendet Probabilitet, Statistike dhe Procese Stokastike.

Aktiviteti shkencorë

Ka marrë pjesë me referime si autore e parë dhe bashkëautore në 23 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka botuar si autore e parë dhe bashkëautore 7 artikuj shkencor në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.