CV Bujar Dida

Edukimi

11/2016 – Titulli akademik “Profesor i Asociuar”, UPT

03/1999 – Grada shkencore “PhD”, Universiteti Tohokut, Sendai, Japoni

Shtator 1995 – Prill 1999 – Studime pasuniversitare, Universiteti Tohokut, Sendai, Japoni

10/1994 – Grada shkencore “Dr.”, FSHN, UT

02/1992 – Grada shkencore “MSc.”, FSHN, UT

Shtator 1986 – Korrik 1987 – Studime pasuniversitare, Dep. i Procese & Aparate, FSHN, UT

Shkurt – Prill 1989 – Kualifikim me burse UNESCO për Inxh. Kimike, Itali

01/1985 – Diploma bachelor në Kimi Industriale

Punësimi dhe funksione akademike

Nëntor 2015 – në vijim – Profesor me kohë të plotë, Dep. Inxh. Kimike, FIMIF, UPT

Shtator 2006 – Mars 2009 – Lektor me kohë të plotë, Dep. i Kimisë, UPT

Qershor 1993 – Qershor 1999 – Lektor me kohë të plotë, Dep. Procese & Aparate, FSHN, UT

Aktiviteti shkencorë

Veprimtaria shkencore është përqendruar kryesisht ne fushën e inxhinierisë kimike: reaktorët kimike, llogaritjet dhe programimi i reaksioneve kimike në pajisjet e industrisë kimike, dhe kristalografi & nanomateriale: sinteza dhe karakterizimi i tyre me novacionin e përdorimit në zbatime praktike. Punimet e kërkimit shkencor janë publikuar dhe prezantuar në Konferenca Ndërkombëtare (Japoni, Itali, Australi dhe Indi) si edhe në Konferencat Kombëtare të zhvilluara në Shqipëri, si autor dhe bashkautor në 17 artikuj të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Kontributi akademik është shprehur gjithashtu në autorësinë e disa teksteve universitare të botuara për studentet e degëve inxhinierike në Reaktorët Kimike (1998), Kimi Fizike (2018) dhe Bazat e Korrozionit (2018) dhe bashkautorësinë në tekstet e Kimisë: Shembuj dhe Problema (2021) dhe Problema të Zgjidhura (2021).

Përfaqësoj Shqipërinë dhe Kosovën me të drejtë vote në Unionin Ndërkombëtar të Kristalografisë (IUCr – Internacional Union of Crystallography, www.iucr.com), jam drejtues i Bashkimit të Kristalografeve Shqiptar (AAC, https://aac-cryst.eu), ku bëjnë pjesë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, dhe anëtarë i Bashkimit të Kristalografeve Evropiane (ECA – European Crystallographic Association, https://ecanews.org/about-eca/) dhe Bashkimit të Kristalografeve të Italisë (AIC – Assocacione Italiana Cristallografia, https://cristalografia.org).