Viola Karapici ka lindur në 9 Tetor në Tiranë. Viola ka ndjekur shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja duke marrë diploma për gjuhën gjermane dhe angleze. Gjatë viteve 2009-2012 kreu studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, për gjuhë Angleze.
Në vitet 2012-2014 ajo thelloi studimet e saj me programin Master Shkencor pranë Fakultetit të Gjuhëvë të Huaja duke u diplomuar për mësuesi të gjuhës Angleze dhe duke qenë njëkohësisht pjesë e Fondit ‘Studentët e Ekselencës’
Në vitin 2022 në vazhdim është kandidate për titullin Doktor pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze me temë “Aftësimi i studentëve për leximin dhe përdorimin e teksteve të specialitetit (Inxhinieri Ndërtimi/Aritekturë,Urbanistikë)
Në vitin 2015 Viola punon pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze si staf akademik me kohë të pjesshme. Në të njëjtin vit punon si staf akademik me kohë të pjesshme gjithashtu pranë Qendrës së Gjuhëve të Huaja në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Në korrik të 2016 emërohet nga ASPA pranë IZHA (Instituti i Zhvillimit të Arsimit), pjesë e Ministrisë së Arsimit si specialiste e gjuhës së Huaj në Departamentin e Kurikulës.
Pas ristrukturimit të Institucionit, në ASCAP (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar) mbajti pozicionin e specialistes së gjuhëve të huaja në Drejtorinë e Kurrikulës, Sektori i Kualifikimit dhe Zhvillimit Profesional.
Në Qershor 2018-Tetor 2021 është angazhuar në Projektin e British Council ‘Shkolla e shekullit XXI’, si pjesë e ekipit trajnues për mësuesit e arsimit parauniversitar për ‘Të menduarit kritik dhe zgjidhja problemore’
Në Tetor 2021 bëhet përfundimisht pjesë e stafit akademik me kohë të plotë pranë Qendrës së Gjuhëvë të Huaja në Universitetit Politeknik të Tiranës.
Që prej Tetorit 2023 jep gjithashtu kontributin e saj si staf akademik i pjesshëm pranë Universitetit të Tiranës.
Viola jep gjithashtu kontributin e saj në fushën e përkthimit dhe interpretimit.
Ka një pjesmarrje si autore e parë dhe autore e dytë në rreth 8 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe botime si autore e parë dhe bashkëautore në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fushat e kërkimit: Didaktikë, metodologji, Anglisht për Qëllime Specifike dhe Terminologji.
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL