Një Udhëtim Drejt Suksesit në Sigurime!

E diplomuar në Inxhinieri Matematike pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Fizike, UPT, Diana përfundoi Bachelorin (2014-2017) dhe më pas vazhdoi me Master Profesional në Aktuaristikë (2017-2019). Studimet e saj në FIMIF i ofruan një formim të thellë në Matematikën Statistike dhe Matematikën Financiare, të cilat kanë qenë bazat kryesore të suksesit të saj në fushën e sigurimeve.

Që nga viti 2019, Diana ka mbajtur pozicionin e Specialistes Statistike pranë SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, një lider në tregun e sigurimeve. Ajo punon në Departamentin Motorik, duke bashkëpunuar me ekspertët më të mirë në hartimin dhe analizën e produkteve të sigurimeve të detyrueshme dhe vullnetare.

Siç shprehet vetë Diana:
Studimi në FIMIF më ka ndihmuar të integrohem në fushën e sigurimeve dhe të përballoj me sukses sfidat e përditshme në punë.