CV Adhurim Hoxha

Edukimi

Adhurim HOXHA, i lindur në Elbasan më 1970, është diplomuar si Fizikan, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, gjatë periudhës 1989-1994,

Bs / MSc në Fizikë (Kursi 5-Vjeçar i Fizikës Speciale)

Diploma: “Studimi i dendriteve, sferoliteve dhe uiskersave nga shtresat e tretësirës NH4Cl”

Në vitet 2006 – 2008 ndjek dhe përfundon studimet në Masterin e Nivelit të DytëFizikën e Materies së Kondensuar, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës,

Teza: “Një studim sasior i difuzionit shumëfazor në çiftin binar Cu-Zn”

Në vitet 2010-2013 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Fizike dhe kryen Mbrojtjen e gradës “Doktor” në 15.11.2013.

Dizertacioni: “Sjellja difuzive e përlidhjeve Bakër – Zink”

Merr titullin Profesor i Asociuar në 03.06.2016

Punësimi dhe funksione akademike

Në periudhën 1995 – 2009 punon si Lektor në Departamentin e Fizikës, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Gjatë kësaj periudhe ka qenë titullar i lëndëve: “Fizikë e përgjithëshme”, “Fizikë kompjuterike”, “Hyrje në shkencë materialesh”.

Në periudhën 2009 e në vazhdim punon si Lektor në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe ka qenë titullar i lëndëve: “Fizika për inxhinierinë”, “Hyrje në nanoshkencë”, “Shkenca dhe teknologjia e materialeve”, “Karakterizimi i materialeve”.

Aktiviteti shkencor

Ka një pjesmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në mbi 20 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe mbi 15 botime si autor i parë dhe bashkëautor në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fusha e kërkimit: Shkenca e Materialeve, me theks të veçantë në përdorimin e teknikave eksperimentale në studimin e proceseve difuzive në intermetalikë.