Dafina Xhako lindur në Miras, Devoll 1984, është Diplomuar në degën 5-vjeçare të kursit special në Fizikë, duke marrë titullin “Fizikan” (2002-2007), në Departamentin e Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
2010-2012, studimet në Ciklin Master i Shkencave i Nivelit të dytë (MND) në Fizikë Llogaritëse, në Departamentin e Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
2011-2014, Doktoratë në Fizikë, profili Fizikë Llogritëse, pranë Departamentit të Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
2020 – Fiton titullin “Profesor i Asociuar” në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.
2014-2020, Lektor i parë në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.
2020-2025, Profesor i Asociuar në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.
2013-2014, Lektor në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Universiteti “Aldent” Tiranë.
2010-2013, Lektor në Fakultetin e Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrrës.
Titullar i lëndëve Fizikë 1 dhe Fizikë 2– Bachelor në Inxhinierinë Mekanike & Inxhinierinë Materiale (UPT); Mekanikë e Mjediseve të Vazhduara– Bachelor në Inxhinierinë Matematike (UPT); Bazat e Imazherisë Mjekësore – Master Shkencor në Inxhinieri Fizike, profili “Fizikan Mjekësor” (UPT)
Qershor 2024-vazhdim, Anëtar i Këshillit të Profesorëve, të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Nentor 2024-vazhdim, Përgjegjës i Grupit Mësimor-Kërkimor “Optikë e Zbatuar”, në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës
Autore e rreth 37 artikujve shkencorë të botuar në periodikë shkencorë dhe revista me peer-review kombëtare dhe ndërkombëtarë. Referuese në rreth 25 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Anëtare e Bordit Editorial të mbi 4 Revistave Shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrëse si anëtare dhe drejtuese e rreth 9 projekteve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrëse si anëtare e komitetit shkencor dhe organizativ të rreth 7 konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrje në 16 trajnime profesionale të ccertifikuara. Reviewer e çertifikuar e revistave ndërkombëtare: “Physica Medica“, “AIA – Artificial Intelligence and Applications“, “Interdisciplinary Journal of Research and Development (IJRD)“. Udhëheqëse shkencore e dy doktoratave, 2023-vazhdim.
Fizikë Teorike – Llogaritëse; Simulime Numerike të QCD-së rrjetore; Fizikë Mjekësore; Procesim i Imazheve Mjekësore; Integrimi i Inteligjences Artificiale në përcaktimin e parametrave të imazheve mjekësore, Deep Learning Algorithms, Rrjetat Neuronike ne parashikim etj
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL