Dhurata Kuqi (Sadiraj) lindur në Vlorë më 1970, ka kryer studimet universitare, gjatë periudhës 1989-1994, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Fizikë (5-vjecar) dhe ka fituar diplomën Fizikane, në korrik të 1994.
Studimet pasuniversitare, Master i Nivelit të Dytë, i ka kryer në Universitetin e Tiranës, Fakulteti I Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës, gjatë periudhës 2002-2004, në fushën Biofizikë Mjekësore
Në vitet 2006-2009 ndjek Studimet e Doktoraturës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike dhe fiton gradën shkencore Doktor në qershor të vitit 2009.
Në prill të vitit 2013 fiton titullin akademik Profesor i asociuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.
Gjatë periudhës tetor 1994 – shtator 2003, ka punuar si pedagoge fizike në Universitin Teknologjik “Ismail Qemali” Vlorë, Fakulteti i Matematikës dhe i Fizikës, Departamenti i Matematikës dhe i Fizikës.
Nga tetori 2003 e në vijim punon si pedagoge fizike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Gjatë këtyre viteve ka qenë titullare e lëndëve: Fizikë e Përgjithshme, Fizikë Mjekësore, Metoda Instrumentale Studimi në Mjekësi, Fizikë Mjedisi, Fizikë Rrezatimi.
Gjatë periudhës nëntor 2009-tetor 2013 ka qenë Përgjegjëse e Departamentit të Inxhinierisë Fizike.
Nga marsi 2014 e në vazhdim kryen detyrën e Zëvendës Dekanes së Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.
Gjatë viteve të kualifikimit ka publikuar si autor i parë ose bashkëautor në revista kombëtare dhe ndërkombëtare rreth 14 (katërmbëdhjetë) artikuj, ka marr pjesë si autor i parë ose bashkëautor në mbi 30 (tridhjetë) konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit Optikë e zbatuar, eksperte e rrezatimit jo jonizues për vlerësimin e fushave elektromagnetike të frekuencave të ulëta e të larta.
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL