Moisi XHOXHI, i lindur në Divjakë më 1983, është diplomuar në Korrik 2006 në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike,
Diploma: “Diplome” drejtimi “Telekomunikacion”
Në vitet 2001-2006 ndjek dhe përfundon studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike,
Diploma “Master” (MSc) drejtimi “Fizikë e Aplikuar Inxhinierike”
Në vitet 2008-2010 ndjek dhe përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike,
Në vitet 2011-2016 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Fizike dhe dhe kryen Mbrojtjen e gradës “Doktor” në 20.06.2016.
Në Janar 2011 emërohet Lektor në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Prej asaj periudhe ka qenë lektor dhe më vonë titullar i lëndëve të ndryshme si: “Arkitektura Kompjuterike”, “Parimet dhe Zbatimet e Lazerit”, etj.
Ka një pjesëmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në mbi 10 konferenca shkencore ndërkombëtare dhe rreth 7 botime si autor i parë dhe bashkëautor në revista shkencore ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit : Zhvillimi i Biosensorëve Optikë dhe aplikimi i tyre në Mjekësi, me theks të veçantë në përdorimin e metodave kompjuterike në përmirësimin e strukturës së tyre.
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL