CV Luela PRIFTI

Edukimi

2020   Profesor, Universiteti Politeknik i Tiranës.

2011   Profesor i Asociuar, Universiteti Politeknik i Tiranës.

2007   Doktor i Shkencave në Matematikë, Universiteti Politeknik i Tiranës.

2004   Diploma Master, Studime pas Universitare, Universiteti i Triestes, Itali.

2003    Diploma në Matematike – Laurea ordinamento quadriennale in Matematica, Universiteti i Triestes, Itali.

1998  Diploma Matematikan (Matematikë 5 vjecare), Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Tiranë.

Punësimi dhe funksione akademike

1998 – në vijim – Personel Akademik, Universiteti Politeknik i Tiranës, Departamenti i Matematikës dhe Informatikës aktualisht Departamenti i Inxhinierisë Matematike.

Titullare: Probabilitet (diploma Bachelor), Identifikim modeli dhe analizë të dhënash (diploma Bachelor), Analizë e serive kohore (diploma Master), Procese rasti (diploma Master), Statistika e  Aplikuar (diploma Master), Seritë Kohore  (diploma Doktoratë), Procese stohastike (diploma Doktoratë), Analiza Statistike shumë-përmasore (diploma Doktoratë), Thellime në teorinë e probabilitetit, statistikën dhe proceset stokastike (diploma Doktoratë).

2020 – 2024 – Drejtuese e Departamentit të Inxhinierisë Matematike, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.

2020  – 2024 – Anëtare Senati Akademik, Universiteti Politeknik i Tiranës.

2014 – 2020 – Drejtuese e  Grupit mësimor Kërkimor Shkencor të Statistikës dhe Kërkimeve Operacionale, Departamenti i Inxhinierisë Matematike, Fakulteti i Inxhinierisë  Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.

2009 –  2016 – Anëtare e Këshillit Shkencor në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Aktiviteti shkencor

Kërkimi shkencor është i lidhur me metoda të vlerësimit statistikor në probleme inxhinierike, metoda të klasifikimit për identifikimin e modelit dhe zbatime. Autore e parë dhe bashkëautore e më shumë se 64 kontributeve akademike në aktivitete shkencore dhe revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe një monografie për seritë kohore në gjuhën shqipe. Anëtare e  Institutit Kombëtar të Matematikës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, anëtare e disa komiteteve shkencore, bordeve editoriale dhe recensuese shkencore e punimeve në disa konferenca, revista shkencore dhe aktivitete të tjera shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Anëtare e jurisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për cmimin e vecantë shkencor Pilika, 2024. Autore leksionesh të shkruara, materialesh mësimore dhe programesh studimi, programe lëndësh, etj. Profesore Luela Prifti është udhëheqëse e 4 Doktoraturave e mbi 30 diplomave në Bachelor, Master dhe grupesh mësimore e studimore. Përtej veprimtarisë akademike e angazhuar në disa projekte kërkimore kombëtare e ndërkombetare dhe anëtare e oponente në komisione Kombëtare dhe Ndërkombëtare për mbrojtjen e gradës shkencore  Doktor Shkence.