Ngritja e një qendre llogaritëse në mbështetje të bashkëpunimit të UT-UPT me projektin evropian Compact Muon Solenoid (CMS) në CERN

Në kuadër të projektit fitues nga programi PIKSh 2024 I AKKSHI-t: “Ngritja e një qendre llogaritëse në mbështetje të bashkëpunimit të IAL – ve shqiptare me projektin europian Compact Muon Solenoid (CMS) në CERN”, është instaluar Klasteri i Serverave pranë sallës së serverave në godinën C, FSHN, UT. Puna për të mundësuar aksesimin e tij nga kushdo i interesuar është në fazën përmbyllëse. Ky investim përbën një hap të shkëlqyer përpara në fushën e simulimeve dhe modelimit numerik duke i dhënë një impuls cilësor kërkimit shkencor në këtë drejtim. Klasteri ofron një infrastrukture të shkëlqyer për Analiza të Dhënash dhe trajnimin e Rrjetave Neurale përmes serverit me kartë grafike të dedikuar dhe mjaft të fuqishme. Klasteri do të jetë në shërbim të stafit kërkimor të Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik të Tiranës, si përfitues parësorë. Gjithashtu ai do të jetë në shërbim të kërkuesve në IAL të tjera publike dhe jopublike në hapësirën mbarëshqiptare dhe më gjerë. Ky klaster targeton biznesin dhe industrinë duke ofruar një infrastrukturë dinjitoze në shërbim të këtyre të fundit.

Në vijim paraqiten karakteristikat kryesore të tij:Klasteri_HPC_CMS_Albania_UT_UPT 2

Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga Ligj Nr. 80/2015, Universiteti Politeknik i Tiranës organizon Pyetësorin

Projekti: “Fuqizimi i infrastrukturës së kërkimit shkencor në Departamentin e Kimisë, (sot Departamenti i Inxhinierisë Kimike)FIMIF-UPT,

Projekti “Një studim përqasës i sistemit të monitorimit të ujrave në Shqipëri. Vlerësimi i gjendjes dhe