Projekti GRADUA (https://gradua.rash.al/), në të cilin Universiteti Politeknik i Tiranës është institucion partner, ka filluar tashmë të tregojë ecurinë e tij pozitive sa i përket avancimit të të diplomuarve shqiptarë. Vendet e para të punës kanë nisur të konfirmojnë efikasitetin e kësaj platforme.
Në javët e fundit të vitit akademik, përpara diplomimit , nevojitet vëmendje e shtuar për të ardhmen e punësimit tuaj.
Realizoni vetëm 3 hapa pasi të vizitoni adresën:
https://gradua.rash.al/stud/registration/Default.aspx?codePla=1&lang=sq
dhe ju do të pajiseni me një CV të formatit Europass, aq shumë e kërkuar, e kompletuar me të gjitha informacionet e nevojshme për të tërhequr Punëdhënësit potencialë.
Hapi 1: Regjistrohuni duke vendosur Universitetin ku studioni, Fakultetin dhe nivelin e studimeve, Bachelor apo Master. Plotësoni të dhënat tuaja dhe pajisuni nga platforma GRADUA me kredencialet e aksesit në zonën e rezervuar të saj.
Hapi 2: Kyçuni në platformën GRADUA me kredencialet tuaja personale të aksesit dhe plotësoni Pyetësorin, i cili shërben për gjenerimin e CV-së suaj.
Hapi 3: Printoni CV-në tuaj të gjeneruar nga platforma GRADUA dhe nisni të shfletoni ofertat e punës të shfaqura brenda saj, ku do të mund edhe të kryeni aplikime.
Pasi te beni regjistrimin në platformën Gradua Registration dhe mbas plotësimit të pyetësorit luteni te dergoni email me tekst KONFIRMOJ REGJISTRIMIN ( emer – mbiemer) ne adresen : zyraekarrieres@upt.al
Për çdo pyetje ju lutemi të na kontaktoni.
SHENIM: Kliko këtu Manual për studentët udhezim per menyren e regjistrimit ne platforme.
SUKSESE!