Njoftim mbi Referimin Akademik të Kryer për Promovimin e Titullit Akademik Profesor i Asociuar.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 04 Shkurt 2026, në ambientet e Bibliotekes se FIMIF, u zhvillua me sukses referimi akademik në kuadër të promovimit të titullit akademik Profesor i Asociuar të Dr. Albina Basholli.

Gjatë këtij referimi, Dr. Albina Basholli paraqiti kontributin e saj në fushën akademike dhe shkencore përkatëse. Aktiviteti u ndoq nga Juria e Vlerësimit, anëtarë të personelit akademik, dhe u karakterizua nga një diskutim konstruktiv dhe i frytshëm i tyre mbi prezantimin.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike uron dhe përgëzon Dr. Albina Basholli për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën akademike dhe kërkimore, që njëkohësisht përbën dhe arritje për FIMIF.

Prof. Asoc. Dr. Artion Kashuri është pedagog dhe studiues pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, me veprimtari