Njoftim: FIMIF mirëpret delegacionin e Rome Business School dhe prezantimin e rastit “EssilorLuxottica”.

Më datë 2 mars 2026, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) mirëpriti një delegacion nga Rome Business School (RBS). Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të eksperiencave ndërkombëtare mes dy institucioneve. Gjatë këtij takimi, Dekani i RBS, Antonio Ragusa, dhe Përgjegjësja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Eleonora Mantovani, biseduan me Dekanin dhe përfaqësuesit e departenteve të FIMIF-it mbi mundësitë e reja të partneritetit dhe projektet e përbashkëta në fushën e kërkimit dhe edukimit. Në vazhdimësi dhe përpara një audience të përbërë nga studentë dhe anëtarë të stafit akademik, delegacioni prezantoi rastin studimor të mirënjohur “Essilor Luxottica Business Case”. Leksioni ngjalli interes te të pranishmit, të cilët patën mundësinë të diskutonin mbi strategjitë e biznesit dhe ndërthurjen e inxhinierisë me menaxhimin modern.

Fakulteti i Inxhinierisë Matemarike dhe Inxhinierisë Fizike pati kënaqësinë të mirëpriste sot 25/02/2026 në mjediset e

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) pati kënaqësinë të mirëpresë nxënësit e klasave të