Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike shpreh urimet më të përzemërta për Prof.Asoc. Artion Kashuri për këtë arritje të jashtëzakonshme. Renditja në Top 5% të shkencëtarëve në botë është një sukses që na bën krenarë të gjithëve. Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe kontributit të vyer në shkencë.
Suksese të mëtejshme!
