Vizita në fabrikën “Lufra” u përqendrua në njohjen e ciklit të plotë të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij. U zbatuan protokolle të rrepta higjiene dhe sterilizimi përpara hyrjes në impiant, duke theksuar rëndësinë e standardeve të sigurisë. U vëzhgua procesi teknologjik duke filluar nga marrja e lëndës së parë, analizat laboratorike dhe ruajtja në temperatura të ulëta, deri tek trajtimet termike, si: pasterizimi dhe homogjenizimi. Gjithashtu studenët u njohën me proceset biokimike, si: fermentimi për kosin dhe koagulimi për djathin. Cikli përfundonte me paketimin në kushte sterile dhe ruajtjen në të ftohtë, duke garantuar cilësinë e produktit deri te konsumatori.




