Vizita tek Fabrika e Birrës “STELA”

Vizita në fabrikën e birrës “Stela” ofroi një pasqyrë të detajuar të zinxhirit teknologjik të prodhimit, duke përfshirë të gjitha fazat nga përzgjedhja dhe trajtimi i lëndëve të para deri te produkti përfundimtar. Studentët vëzhguan pikat kritike të kontrollit dhe monitorimit sipas standardeve të sigurisë ushqimore (HACCP), duke kuptuar rëndësinë e tyre në garantimin e cilësisë dhe sigurisë së produktit.

Gjithashtu, u analizua roli i laboratorit në kryerjen e testeve fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, si dhe funksionimi i sistemeve të automatizuara që sigurojnë kontroll të saktë dhe të vazhdueshëm të parametrave të procesit gjatë gjithë prodhimit.

Prof. Asoc. Dr. Artion Kashuri është pedagog dhe studiues pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, me veprimtari