Forcohet lidhja mes formimit akademik dhe praktikës profesionale në industrinë ushqimore.
Departamenti i Inxhinierisë Kimike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF), Universiteti Politeknik i Tiranës, ka formalizuar një marrëveshje bashkëpunimi me Pasticeri Nela.
Kjo marrëveshje synon të forcojë ndërveprimin ndërmjet formimit akademik dhe praktikës profesionale, duke krijuar mundësi për zhvillimin e praktikave mësimore të studentëve në industrinë ushqimore.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, studentët do të kenë mundësinë të përfshihen në procese reale të prodhimit, të njihen me teknologjitë e industrisë dhe standardet e cilësisë, si dhe të zhvillojnë kompetenca të rëndësishme profesionale.
FIMIF mbetet i përkushtuar në zgjerimin e partneriteteve strategjike me industrinë, në funksion të përgatitjes sa më cilësore të studentëve për tregun e punës.





