Bachelor në Inxhinieri Fizike

Objektivat formuese dhe karakteristikat e programit të studimit

  1. Objektivat formuese të programit të studimit:

Kursi i studimeve i ciklit të parë Bachelor në Inxhinieri Fizike, i cili zgjat 3 (tre) vite akademike, ka si objektiv të formojë profesionistë të pajisur me shprehitë bazë (shkencore dhe inxhinierike) në fushën e teknologjive si dhe të instrumenteve fizikë e optikë. Inxhinieria Fizike është një profesion që mbështetet në botëkuptimin inxhinierik dhe në një spektër të gjerë njohurish themelore dhe moderne. Në këtë profesion bashkohen njohja e gjerë e metodologjive moderne të Fizikës së aplikuar me analizën e zgjidhjeve të problemeve konkrete të projektimit dhe administrimit. Kursi i studimit të diplomës “Inxhinieri Fizike” synon të formojë profesionistë që të jenë në gjendje të përballojnë futjen e teknologjive të reja dhe komplekse, në të cilat është prezentë një ndërthurje e fortë midis njohurive tekniko-shkencore të ndryshme, duke shfrytëzuar në mënyrë inxhinierike metodologjitë që ofrojnë sektorët e ndryshëm të Fizikës së Zbatuar. Studenti aftësohet gjithashtu në përdorimin e teknologjisë kompjuterike dhe softeve komplekse modern.

  1. Njohuritë dhe kompetencat e studentëve në përfundim të programit mësimor

Në përfundim të programit të studimit  inxhinieri i ardhshëm pajiset me njohuri për:

  1. metodologjitë moderne të Fizikës së zbatuar;
  2. zgjidhjen e problemeve konkrete të projektimit dhe administrimit;
  3. teknologjinë e paisjeve lazer dhe të fibrave optikë;
  4. përdorimin e teknologjisë kompjuterike;
  5. zbatimin e projekteve të ndryshme inxhinierike, mirëmbajtjen dhe kontrollin e asistuar të sistemeve inxhinierike;
  6. optikën inxhinierike, fotonike, në teknologjinë e matjeve të rrezatimeve optike, të temperaturës, të emisioneve akustike etj;
  7. monitorimin e mjedisit etj;