Objektivat formuese dhe karakteristikat e programit të studimit
1. Objektivat formuese të programit të studimit:
Kursi i studimeve i ciklit të parë Bachelor në Inxhinieri Kimike, i cili zgjat 3 (tre) vite
Akademike dhe 180 kredite ETC, ka si objektiv të formojë profesionistë të pajisur me shprehitë bazë
(shkencore dhe inxhinierike) në fushën e projektimit dhe menaxhimit të prodhimit kimik.
Bachelor në Inxhinieri Kimike është cikli i parë i studimeve që mbështetet në formimin inxhinierik dhe në
njohurite themelore dhe moderne te zbatimeve të saj sot. Ky profesion i listuar ne grupin profesional
me kod 2145, i përket nivelit të katërt të Listës Kombetare të Profesioneve.
Studimet e ciklit të parë “Bachelor në Inxhinieri Kimike synojne të formojë studente që të jenë në
gjendje të gërshetojnë njohuri të avancuara të matematikes, fizikes dhe kimisë, në teori dhe programim
dhe të kryejnë kërkime dhe zhvillojnë, këshillojnë ose drejtojnë proceset kimike komerciale dhe prodhimin e nje sere substancash dhe produktesh të tilla si nafta dhe derivatet e saj, produktet ushqimore dhe pije, materiale farmaceutike, ilaçe apo produkte sintetike.
Inxhinieri kimist, si profesion, drejton mirëmbajtjen dhe riparimin e impjanteve dhe paisjeve
kimike. Gjithashtu aftësohet në përdorimin e teknologjisë kompjuterike dhe softeve komplekse
modern per skicimin, modelimin, llogaritjen dhe projektimin e proceseve te industrisë kimike.
2. Njohuritë dhe kompetencat e studentëve në përfundim të programit mësimor
Në përfundim të programit të studimit inxhinieri i ardhshëm pajiset me njohuri për:
1) metodologjitë bashkohore te projektimit dhe funksionimit te teknologjive industriale te
prodhimeve kimike inorganike, organike, ushqimore, etj;
2) zgjidhjen e problemeve konkrete të projektimit dhe menaxhimit;
3) metodat e prodhimit kimik, materialeve dhe standardeve te cilesise dhe specifikimeve teknike;
4) projektimin e paisjeve te impjanteve kimike dhe hartimin e proceseve te prodhimit;
5) prova dhe kontrolle per nivelin e kontrollit te procesit te prodhimit kimik;
6) llogarisin kostot e prodhimit dhe progres raporte te prodhimit dhe menaxhimit;
7) zhvillojne procedurat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes se mjedisit ne prodhimin kimik,
etj;