Bachelor në Inxhinieri Matematike

Objektivat formuese dhe karakteristikat e programit të studimit

  1. Objektivat formuese të programit të studimit:

Kursi i studimeve i ciklit të parë “Bachelor në Inxhinieri Matematike”, i cili zgjat 3 (tre) vite akademike, synon të formojë matematikanë profesionistë që të jenë në gjendje të përballojnë studimin e sistemeve komplekse, njohjen e gjerë të metodologjive moderne të Matematikës së Zbatuar,  analizën  dhe  zgjidhjen e problemeve konkrete.

Kursi ndërthuret me kurse të inxhinierive ekzistuese. Studenti merr njohuri ‘’fizike’’ mbi problemet nëpërmjet një sërë lëndësh duke filluar nga Fizika deri te Kimia, nga Informatika tek Ekonomia.

Disa lëndë bazë të Inxhinierisë e pajisin studentin me njohuritë tipike të zakonshme të inxhinierit dhe me sensin e gjykimin teknologjik për t’u përballur me probleme komplekse.

Studenti aftësohet gjithashtu në përdorimin e teknologjisë kompjuterike dhe softeve matematike.

  1. Njohuritë dhe kompetencat e studentëve në përfundim të programit mësimor

Ky kurs është  një disiplinë relativisht e re, që mbështetet në botëkuptimin inxhinierik dhe në një spektër të gjerë njohurish themelore dhe moderne, i cili në përfundim të programit të studimit e pajis inxhinierin e ardhshëm me njohuri për:

  1. metodologjitë moderne të Matematikës së Aplikuar dhe e aftëson për të kuptuar ndërthurjen midis njohurive të ndryshme tekniko-shkencore
  2. metodologjitë që ofrojnë sektorët e ndryshëm të Matematikës në zbatimet inxhinierike të saj
  3. përdorimin e teknologjisë kompjuterike dhe softeve matematike të ndryshme
  4. të qënë të aftë të hyjnë në tregun e punës, në shërbimin civil dhe në të gjitha programet e ciklit të dytë.
  5. Programet e këtij cikli realizohen me 180 kredite ECTS dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite. Pasi plotësohen kërkesat kurrikulare të programit të studimit të ciklit të parë fitohet titulli akademik “Diplomë Bachelor” barazvlefshëm me titullin akademik bachelor të sistemit të Bolonjës.