DEPARTAMENTI I INXHINIERISE FIZIKE

Departmenti i Inxhinierisë Fizike (DIF), si njësi bazë e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF), UPT, synon të kontribuojë në zgjerimin e fushave të ekspertizës së UPT-së. Departamenti synon përsosjen, konsolidimin e formimit akademik dhe zgjidhjen e problemeve të rëndësishme kërkimore dhe shkencore në shkallë vendi dhe rajoni në fushat e tij specifike të kërkimit.

Misioni i Departamentit të Inxhinierisë Fizike

Misioni i Departamentit te Inxhinierisë Fizike ështe:

  1. Të transmetojë, të zhvillojë e të konsolidojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve si edhe të formojë specialistë të lartë në fushën e Fizikës së Aplikuar, të aftë për t’u integruar në tregun të punës (të brendshëm e të jashtëm);
  2. Të krijojë një ambient të përshtatshëm për lirinë e mendimit dhe të kërkimit shkencor.

DIF fokusohet në aplikimin e parimeve fizike në inxhinieri dhe teknologji. Ai synon ruajtjen dhe konsolidimin e vlerave akademike e kulturore kombëtare. Veprimtaria e tij është ndërtuar në mënyrë të tillë që të përgatisë individë të kualifikuar, të cilët duke kontribuar në fushën e mësimdhënies apo në fusha të tjera, ndikojnë në zhvillimin ekonomik të mbarë shoqërisë. Departamenti i përmbahet një strategjie të mirëpërcaktuar të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Kjo gjë realizohet duke vënë në dispozicion të gjitha burimet njerëzore të departamentit. Stafi akademik, në përputhje me fushat e tij të kërkimit shkencor, zhvillon një veprimtari të suksesshme në përputhje me drejtimet e zhvillimit të vetë institucionit. Profilet kërkimore kryesore të DIF në të cilat është orientuar puna e thelluar kërkimore dhe ofrimi i studimeve të ciklit të tretë janë: Shkenca e Materialeve, Energjia dhe Mjedisi, dhe Optikë e Zbatuar.

Ky departament mbulon gjithë disiplinat e fizikës që zhvillohen në të tre ciklet në të gjitha programet e studimit të Universitetit Politeknik të Tiranës