Prof.Asoc. Valbona Lame (Muda), ka lindur në Dibër më 7.04.1976, dhe është diplomuar në degen Fizikë (sistemi 5 vjecar) në Qershor 1999 në Universitetin e Tiranes, Fakulteti I Shkencave te Natyres, Tiranë.
Diploma Universitare : “Fizikan“
Në vitet 2000-2001 ndjek studimet Master në ISUFI (Instituto Superiore Universitario di Formazione interdisciplinary) Universiteti I Salentos, Lecce, Itali
Diploma “Master” (MSc) drejtimi “Mikroskopi Elektronike” me temën “Elecron-Beam-Induced-Current (EBIC) for the characterization of photovoltaic devices” 22.10.2001
Në vitet 2005-2009 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Fizike dhe kryen Mbrojtjen e gradës “Doktor” në 09 .07.2009 me temen : The study of the electro-optical properties of photovoltaic elements with monocrystalline Silicon, with thin layers and its applications”.
Ne vitin 2012-2013 behet Anëtare e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjise (AEE – Energy Efficiency & Sustainability Experts).
Merr titullin Profesor i Asociuar në Shkurt 2015.
Në Janar 2004 emërohet Lektore në Departamentin e Inxhinierisë Fizike. Anetare e grupit shkencor të “Energjive te Riperteritshme”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Prej asaj periudhe ka qenë titullare e lëndëve të ndryshme si: “Fizikë e Pergjithshme 1 dhe 2”, “Fizike e trupit te Ngurte”, dhe ne vitin 2016 titullare e lendes “Fizika e Materialeve Elektronike”.
Prof.Asoc. Valbona Lame ka botuar artikuj shkencorë origjinalë në revista shkencore Ndërkombëtare dhe Kombëtare, si dhe artikuj shkencorë në Revista Shkencore Ndërkombëtare me faktor impakti. Gjithashtu ajo ka referuar ne konferenca Kombetare dhe Nderkombetare, dhe ka marre pjese ne worshope e seminare te ndryshme pergjate karieres se saj profesionale ne DIF, FIMIF, UPT, Tiranë
Fushat e kërkimit : Mikroskopi elektronike, Fizike e materialeve, Energjite e riperteritshme, etj,
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL