Altin Gjevori, i lindur në Elbasan më 1969, është diplomuar si Fizikan, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, gjatë periudhës 1987-1992,
Bs / MSc në Fizikë (Kursi 5-Vjeçar i Fizikës Speciale)
Diploma: “Përbërja fazore e mineraleve okside të nikelit të Shqipërisë” – Udhëheqësi: Prof. Dr. Teuta Dilo
Në vitet 1999-2006 ndjek dhe përfundon studimet në Masterin e Nivelit të Dytë në Fizikën e Materies së Kondensuar në Universitetin e Bolonjës, Departamenti i Fizikës, Itali dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Teza: “Synthesis and characterization of Nanocrystalline Fe and Fe-FeOxide systems by Mechanical Attrition” – Udhëheqësi: Prof. Dr. Ennio Bonetti, Prof. Dr. Ilia Prifti
Në vitet 2007-2010 ndjek dhe përfundon Studimet e Doktoratës në Leibniz – Institut für Oberflächenmodifizierung e.V., Leipzig, Gjermani, mbështetur financiarisht nga Fondi i Ekselencës i Qeverisë Shqiptare.
Teza: “Phase Formation of Photoactive TiO2 Thin Films by Metal Plasma Immersion Ion Implantation and Deposition” – Udhëheqësi: Prof. Dr. Dr. h.c. Bernd Rauschenbach
Merr titullin Docent në 2012
Merr titullin Profesor i Asociuar në 2015
Në periudhën 1992 – 2014 punon si Lektor në Departamentin e Fizikës, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Gjatë kësaj periudhe ka qenë titullar i lëndëve: “Fizikë e përgjithëshme”, “Mekanikë Kuantike”, “Fizika e Trupit të Ngurtë”.
Në periudhën 2014 e në vazhdim punon si Lektor në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe ka qenë titullar i lëndëve: “Fizika për inxhinierinë”, “Shkenca dhe teknologjia e materialeve”, “Fizika e Materialeve Elektronike”.
Në periudhën 2020 e në vazhdim është zgjedhur në funksionin e Drejtuesit të Departamentit të Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Në periudhën 2024 e në vazhdim është zgjedhur në funksionin e anëtarit të Senatit Akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Ka një pjesmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në mbi 30 konferenca shkencore dhe simpoziume ndërkombëtare dhe rreth 34 botime si autor i parë dhe bashkëautor në revista shkencore ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Inxhinieria e sipërfaqeve të materialeve, me fokus të veçantë në prodhimin dhe karakterizimin e filmave të hollë. Vetitë termofizike të lëngjeve.
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL