Lulëzim HANELLI lindur në Korçë 9.3.1955, shtë diplomuar në Matematikë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, gjatë periudhës 1974-1980. Diploma “MATEMATIKAN”
Në vitin 1985 ndjek dhe përfundon studimet pasuniversitare në UT dhe fiton gradën shkencore “Doktor” në vitin 1989.
Në vitin 1982 iu bashkua stafit akademik të UT si Asistent pranë Katedrës së Matematikës së Përgjithshme në FSHN. Në vitin 1991 iu bashkua stafit akademik të UPT si Lektor pranë Departamentit të Matematikës dhe Informatikës. . Në vitin 1999 ka fituar titullin shkencor Profesor i Asociuar. Në vitin 2004 ka fituar titullin shkencor Profesor në Analizë Numerike dhe Kompjuterike. Gjatë periudhës 2003÷2010 ka qenë Drejtor i Shkollës Pasuniversitare
“Matematika e Zbatuar”. Në vitet 2016-2019 ka qënë Koordinator i Shkolles se Doktoratures “Doktorate ne Inxhinieri Matematike”. 2016-2021 ka qënë Përgjegjësi i Grupit Kerkimor në Analizë Numerike (GKAN). Aktualisht është Koordinator i Programit te studimit Master Shkencor në Inxhinieri Matematike, Fakultetit i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.
Ka qënë titullar në lëndët: “Analiza Numerike” që zhvillohet në programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Matematike; “Metoda Matematike në Inxhinieri”, që zhvillohet në programet e studimit Mater Shkencor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike; Eshtë titullar në lëndët “Analiza Numerike në Ekuacionet me Derivate të Pjesëshme” që zhvillohet në programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Matematike; “Modelime Inxhinierike në Ekuacionet Diferenciale” që zhvillohet në programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Matematike; “Metoda Numerike”, që zhvillohet në programet e studimit Mater Shkencor në Fakultetin Gjeologji-Miniera; «Metoda Llogaritëse në Hidroteknike» dhe “Statistikë dhe Analizë Numerike”, që zhvillohen në programet e studimit Mater Shkencor në Fakultetin e Ndërtimit; Lektor me kohë të pjesshme, në kohë të ndryshme në 5 Universitete të Tiranës.
Ka më shumë se 42 botime shkencore, si artikuj dhe prezantime në konferenca shkencore, në fushën e Matematikës së Zbatuar dhe Analizës Numerike Kompjuterike. Ka kryer kërkime dhe trajnime në universitete të ndryshme si: University of west London – UK, Essen UniversityGermany, University of Trieste – Italy, National Technical University of Athens – Greece, University of Pittsburgh – USA.
Ka qenë koordinator i Përgjithshëm për Projektin Europian Tempus “Edukimi Matematik në Inxhinieri”, 2002-2003-2004. Pjesëmarje dhe bashkëautor në 10 Projekte Kombetare. Së fundi koordinator i Projektit për aktivizimin e doktoratës në Inxhinieri Matematike.
Fusha e kërkimit: Metoda numerike të avancuara për ekuacionet diferenciale. Ekuacioni valor dhe teoria e elasticitetit. Ekuacionet parabolike në studimet e rrjedhjes së fluideve. Modelet diferenciale të përhapjes së sëmundjeve epidemike. Optimizimi numerik dhe optimizimi diskret.
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL