Saimir Tola, i lindur në Peshkopi më 1987, është diplomuar në Bachelor Korrik 2009 në Universitetin Politeknik Tirane (UPT), Fakulteti Inxhinierise Matematike dhe Fizike, Departamenti I Inxhinierise Matematike.
Në vitet 2009-2011 ndjek dhe përfundon studimet pasuniversitare Master Shkencor në Universitetin Politeknik të Tiranes, Fakulteti Inxhinierise Matematike dhe Fizike, Departamenti I Inxhinierise Matematike.
Në vitet 2012-2016 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike dhe dhe kryen Mbrojtjen e gradës “Doktor” 2016.
Merr titullin Profesor i Asociuar në Qershor 2022
Në Tetor 2011 emërohet Lektor në Departamentin e Inxhinierisë Matematike, Seksioni i Analizes Numerike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Prej asaj periudhe ka qenë lektor dhe më vonë titullar i lëndëve të ndryshme si: “Analize Numerike”, “Anazlize Matematike 1 & 2”, etj.
Është titullar dhe lektor në lëndët: “Analiza Numerike” dhe “Analiza Numerike në Ekuacionet me Derivate të Pjesëshme” që zhvillohen në programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Matematike; “Metoda Matematike në Inxhinieri”, që zhvillohet në programet e studimit Mater Shkencor në Inxhinieri Fizike; “Metoda Numerike”, që zhvillohet në programet e studimit Mater Shkencor në Fakultetin e Inxhinierise Mekanike.
Ka një pjesmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në mbi 10 konferenca shkencore ndërkombëtare dhe rreth 11 botime si autor i parë dhe bashkëautor në revista shkencore ndërkombëtare.
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL