CV Albina Basholli

Edukimi

Albina BASHOLLI lindur në Dibër në vitin 1980, është diplomuar në korrik 2004 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës, Diploma: “Matematikë, Profili: 5-Vjecar”.

Në vitet 2006-2009 ndjek dhe përfundon Shkollën Pasuniversitare “Matematike e Zbatuar”, Diploma “Master (SHPU)”, specialiteti: Kerkime Operacionale në  Universitetin Politeknik të Tiranës, Departamenti i Inxhinierisë Matematike.

Në vitet  2011-2017 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Shkolla e Doktoraturës, Departamenti Ekonomise dhe kryen mbrojtjen e gradës “Doktor” në 27/06/2017.

Punësimi dhe funksione akademike

Në tetor 2004  emërohet asistente në Universitetin Ushtarak “Skenderbej”, Fakulteti Teknik, departamenti  Matematikë dhe Informatikë deri në  prill 2010.

maj 2010  emërohet lektore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, departamenti  Matematikë – Informatikë deri në Tetor 2014.

Në Tetor 2014 emërohet lektore në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i  Inxhinierisë Matematike.

Gjatë kësaj periudhe ka qenë dhe është lektore në lëndët:  “Algjeber dhe Gjeometri”, ”Bazat e Kërkimeve Operacionale”, ”Analize 3”, ”Matematikë Financiare”, ”Kërkime Operacionale”, ”Matematikë Diskrete”.

Aktiviteti shkencor

Ka një pjesëmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në rreth 20 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe rreth 15 artikuj si autor i parë dhe bashkëautor në revista  shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fusha e kërkimit: Kërkime Operacionale