Evgjeni XHAFAJ lindur në Vlorë, ka përfunduar studimet universitare në programin 5-vjeçar në Matematikë (me titullin Matematikan), Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës.
Gjatë viteve 2011-2015 ka ndjekur studimet e doktoratës në Metodat Probabilitare, Statistike dhe Metodat e Analizës Numerike. Më 23.11.2015 merr gradën shkencore Doktor, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës.
Në datën 12.01.2023 ka fituar titullin Profesor i Asociuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike
Prej vitit 2018 e në vazhdim lektore në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike. Gjatë këtyre viteve ka qenë titullare e lëndëve: Statistikë e Aplikuar dhe Analizë Matematike.
Eshtë autore dhe bashkëautore e mbi 30 artikujve të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombetare. Ka referuar në më shumë se 25 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Zbatime të statistikës shumëpermasore në ekonomi, Machine Learning, Modelet e parashikimit në industrinë e naftës, Modele ekonometrike.
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL